Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Partia Québécois (PQ), forca politike që kërkon shkëputjen e Quebecut nga Kanadaja, ka dalë fituese në zgjedhjet provinciale, duke siguruar rikthimin në qeverisje pas më shumë se dhjetë vitesh. Partia e Paul St-Pierre Plamondon do të drejtojë një qeveri të pakicës, pasi fitoi 59 mandate nga 127 gjithsej. Për të pasur shumicën parlamentare duheshin 64 vende, çka e detyron qeverinë e re të negociojë me partitë e tjera për të kaluar ligjet dhe për të mbijetuar në votimet e rëndësishme. Pavarësisht mungesës së shumicës, lideri i PQ-së nuk ka hequr dorë nga premtimi për organizimin e një referendumi mbi pavarësinë. Plamondon ka bërë të ditur se një votim i tillë nuk do të zhvillohet gjatë presidencës së Donald Trump në Shtetet e Bashkuara. Në fjalimin...