Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
11 November, 2026 - 18:43 Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një letër drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka shprehur mbështetjen asaj dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës. Në letër, senatorja Shaheen e ka falënderuar Presidenten Shiroka Pula për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe për nderimin që iu bë. Duke iu referuar zhvillimeve politike në Kosovë, senatorja Shaheen ka shfaqur shpresën se me Presidenten Shiroka Pula dhe me Qeverinë e re, vendi do të nisë një rrugë drejt prosperitetit dhe sigurisë më të madhe. “Si përkrahëse e fuqishme e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën dhe popullin e saj, si dhe e së ardhmes...
Burimi:
kultplus.com