Selimi: Verdikti i Speciales është thellësisht i paragjykuar, duhet koordinim Kosovë-Shqipëri
I ftuar në një intervistë për Syri TV, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar vendimet e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se procesi është “thellësisht i paragjykuar”. Selimi tha se bilanci i çështjeve të përfunduara deri tani ka krijuar një situatë ku numri i pjesëtarëve të UÇK-së të dënuar është më i lartë se ai i pjesëtarëve të ushtrisë serbe. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për pranimin apo mospranimin e verdiktit, por për mënyrën se si është zhvilluar procesi deri në vendimin përfundimtar. Selimi theksoi se pas këtyre vendimeve nevojitet koordinim mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi një pjesë e krimeve të pretenduara në proceset e Speciales lidhen me territorin shqiptar. Ai u shpreh se nuk e sheh të mundur zhbërjen e Gjykatës Speciale,...
Burimi:
syri.net