Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

Një velierë e dyshuar se përdorej për transportin e drogës është kapur në ujërat e Atlantikut nga autoritetet spanjolle, ndërsa në bord janë sekuestruar më shumë se 2 tonë kokainë. Gjatë operacionit janë arrestuar katër anëtarë të ekuipazhit, mes tyre dyshohet se ndodhet edhe një shtetas shqiptar, ndërsa të paktën dy nga të arrestuarit dyshohet se janë me origjinë nga Amerika e Jugut. Operacioni është zhvilluar nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore spanjolle, pas një hetimi që dyshohet se ka nisur në Katalonjë. Veliera është tërhequr drejt gjirit të Vigos nga anija “Petrel I”, në pronësi të Shërbimit të Agjencisë Tatimore spanjolle, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur vendndodhjen e saktë ku u krye kapja. Hetuesit po punojnë për të zbardhur origjinën e ngarkesës...