Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një jaht që transportonte rreth 2.1 ton kokainë, në një operacion të zhvilluar rreth 650 kilometra larg brigjeve të Galicisë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në pranga e policisë kanë rënë katër anëtarë të ekuipazhit, shtetas të Argjentinës, Uruguait, Kolumbisë dhe Shqipërisë, ndërsa një person tjetër i dyshuar për përfshirje në trafik është arrestuar në Girona, pranë Barcelonës. Jahti 14 metra i gjatë dhe me flamur polak, është shoqëruar drejt portit të Vigos. Anija ishte nën vëzhgim që prej korrikut, kur u nis nga porti i Roses në bregdetin mesdhetar të Spanjës. Operacioni lidhet me hetimet ndaj një grupi kriminal që dyshohet se përdor jahte me vela për transportin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, përmes rrugës transatlantike...