Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Autoritetet spanjolle kanë kryer një operacion të madh antidrogë, ku kanë sekuestruar mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone industriale në zonën e Águilas. Dyshimet e hetuesve janë përqendruar te një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e cila dyshohet se përdorte këto ambiente për magazinimin dhe shpërndarjen e drogës në Spanjë dhe vende të tjera të Europës. Një detaj i veçantë i zbuluar gjatë hetimeve është se paketimet e kokainës kishin të shënuara adresat ku duhej të dërgohej droga. Sipas burimeve pranë çështjes, ky informacion mund t’i ndihmojë autoritetet të zbardhin destinacionet e ngarkesës dhe të identifikojnë personat e përfshirë në rrjetin e shpërndarjes. Kokaina u zbulua në dy kapanone industriale në zonën El Labradorcico. Në ambientin e parë u numëruan më shumë se 5...
Burimi:
gijotina.com