Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio urdhëroi delegacionin e Iranit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përfshirë ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, të largohet nga vendi pasi negociatat diplomatike u bllokuan, konfirmoi një zyrtar amerikan për Anadolu të mërkurën. Misioni i SHBA-së në OKB informoi misionin e Iranit në OKB të hënën në mbrëmje me urdhër të Rubios se delegacioni iranian duhej të largohej “menjëherë” nga Nju Jorku, sipas faqes së lajmeve Axios, i cili raportoi fillimisht historinë. Ai raportoi, duke cituar një zyrtar amerikan, se delegacioni “e kishte tejkaluar mirëpritjen”, duke shtuar se “Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte mbaruar, kështu që ishte koha që ata të largoheshin”. Delegacioni hipi në një fluturim nga Nju Jorku për në Doha në orën 1:20 të mëngjesit...