Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

“Bashkëpunimi rajonal nuk ka shumë vlerë nëse funksionon vetëm kur të gjithë bien dakord. Prova e tij e vërtetë nis pikërisht atëherë kur politika vështirësohet”. Ky ishte mesazhi kryesor i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të zhvilluar më 24 shtator në Nju Jork, në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Bashkëpunimi rajonal nuk matet më me atë për të cilën pajtohemi kur politika është e lehtë, por me atë që vazhdon të funksionojë kur politika bëhet e vështirë. Nuk mund të presim një klimë më të mirë politike përpara se të bashkëpunojmë. Pikërisht përmes...