Sejdiu pa votat e nevojshme, Kurti nuk tërhiqet nga marrëveshja. Kosova sërish në zgjedhje?
Kosova E Mërkurë, 2 Shtator 2026 15:33 Mundësia që Kuvendi i Kosovës të sigurojë kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit të ri duket gjithnjë e më e largët, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme. Më 31 gusht, të dyja partitë propozuan si kandidat për president Bekim Sejdiun, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, kandidatura e tij nuk mori mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së në votimin e së martës. Pavarësisht zhvillimeve, kryeministri dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se marrëveshja politike me LDK-në mbetet në fuqi. Ai ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime të tjera me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. “Do të zhvillojmë edhe...
Burimi:
kohajone.com