Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë
Kuvendi pritet të përballet sot me një nga seancat më të tensionuara politike, teksa PS kërkon të miratojë hartën e re territoriale. Për kalimin e draftit duhen 84 vota, ndërsa kundërshtimi i opozitës dhe disa deputetëve socialistë e bëjnë votimin të pasigurt. PD ka paralajmëruar aksion brenda dhe jashtë Kuvendit, ndërsa bashkitë kundërshtuese i kanë kërkuar Këshillit të Europës që zëri i komuniteteve të mos anashkalohet në ndryshimin e kufijve vendorë. Mazhoranca është përballë sfidës për të siguruar 84 votat, ndërsa opozita paralajmëron aksion brenda e jashtë Kuvendit, me një protestë kombëtare. Për ta kaluar projektligjin, nevojiten 84 vota, të cilat socialistët rrezikojnë të mos i plotësojnë, pasi dy prej ligjvënësve të majtë, Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe e kanë kundërshtuar ndarjen e re. Edhe...
Burimi:
gijotina.com