Schuster zbulon problemin e madh të Barcelonës së Flick për ta fituar Champions-in

Schuster zbulon problemin e madh të Barcelonës së Flick për ta fituar Champions-in

Bernd Schuster beson se Barcelona e Hansi Flick është gati të luftojë për të gjithë trofetë, përfshirë Champions League, por paralajmëron se dobësia në mbrojtje mund t’i kushtojë shtrenjtë. “E shoh Barçën të përgatitur për ta fituar Champions-in këtë sezon. Ky është objektivi madhor dhe do të gëzohesha për klubin dhe Flick, sepse vitet e fundit kanë ndërtuar diçka shumë të rëndësishme”, – deklaroi ish-futbollisti gjerman për “Bild”. Megjithatë, ai theksoi: “Për të triumfuar, Barcelona duhet të përmirësojë mbrojtjen. Për shkak të stilit shumë ofensiv, pëson rregullisht dy ose më shumë gola. Sulmi katalanas është ‘makinë’, por kundër rivalëve të mëdhenj, si Bayern Munich apo PSG-ja, nuk mund të shënosh gjithmonë kaq shumë”. Schuster vlerësoi punën e Flick: “Ai është një bekim për klubin. Ka...