Scholes i sinqertë: Ndihem përgjegjës për largimin e Pogba nga Manchester United
6 Tetor 2026 14:26 Alfred Lleshi Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka pranuar se ishte “pjesërisht përgjegjës” për largimin e Paul Pogba nga klubi, i cili u transferua te Juventusi në vitin 2012. Scholes e bëri këtë rrëfim në podcastin “The Good, The Bad & The Football”, pasi Luke Littler e kishte përfshirë Pogba në formacionin e tij ideal të të gjitha kohërave të Manchester United. Scholes ishte tërhequr nga futbolli në moshën 36-vjeçare, por u rikthye gjatë sezonit 2011-12, pikërisht kur Pogba po afrohej me ekipin e parë. Mesfushori anglez shpjegoi se francezi priste me të drejtë më shumë hapësira, por rikthimi i Scholes e kufizoi mundësinë e tij për të luajtur. “U riktheva dhe fillova të luaja çdo javë”, – tregoi Scholes. Më...
Burimi:
telesport.al