“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

 Kryeministri Edi Rama dha një prononcim të shkurtër për media në ditën e dytë të mbledhjes së Komunitetit Politik Evropian që organizohet në Irlandë. Kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj një sërë pyetjesh, nga ndihma që Bashkimi Evropian po i jep Ukrainës dhe marrëvdhëinet e Evropës me Rusinë, deri te investimi i Jared Kushner në ishullin e Sazanit. “Pyetja nuk është kujt mund t’i besojmë, por çfarë është në interesin tonë në BE. Ka qenë një gabim i madh delegimi i diplomacisë te të tjerët dhe fokusimi vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur një kanal të hapur komunikimi me Rusinë. Na pëlqen ose jo, Rusia është aty dhe nuk do të zhduket. Ndërkohë që mbështesim...