Sarandë/ I arrestuari dëmton kamerën dhe orenditë në komisariat, pezullohen 3 efektivë

Sarandë/ I arrestuari dëmton kamerën dhe orenditë në komisariat, pezullohen 3 efektivë

FOTO ILUSTRUESE SARANDË- Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas një episodi të dhunshëm të shkaktuar nga një person i arrestuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës. Sipas policisë, gjatë qëndrimit në komisariat, i arrestuari ka dëmtuar një kamerë sigurie, tavanin e dhomës ku mbahej, si dhe një karrige dhe një tavolinë. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Vlorës ka marrë masë pezullimi ndaj tre efektivëve, të cilët dyshohet se nuk kanë reaguar gjatë episodit të dhunës. Policia sqaron se shtetasi i arrestuar me inicialet D. S ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale në momentin e ngjarjes. Për shkak të situatës, është njoftuar menjëherë shërbimi i urgjencës. Ndërkohë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të episodit të ndodhur...