Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Një operacion i gjerë policor kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Sarandë, pas një hetimi dy-mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni i koduar “Vjeshta” ka çuar në kapjen dhe ndalimin e 20 personave, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit, policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, të cilat u gjetën në posedim të shtetasve D. S. dhe Sh. B. Armët janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu sasi kokaine dhe kanabisi, të...