Saranda nën drogë?/ Policia godit “kokat”, kokainë, kanabis e armë në sekuestrim

Saranda nën drogë?/ Policia godit “kokat”, kokainë, kanabis e armë në sekuestrim

Saranda zgjohet këtë mëngjes pas një operacioni të gjerë antidrogë, që ka çuar në pranga disa persona dhe ka goditur atë që burime policore e përshkruajnë si rrjetin e shpërndarjes së narkotikëve në qytetin bregdetar. Operacioni u zhvillua gjatë mbrëmjes së së shtunës nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë. Sipas informacioneve të konfirmuara nga disa media, mes të arrestuarve dyshohet se ndodhen edhe persona me rol drejtues në grupet që merreshin me shpërndarjen e drogës. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kokainë, kanabis dhe armë zjarri, ndërsa veprimet hetimore kanë vazhduar edhe pas arrestimeve. Por aksioni ngre një pyetje më të madhe sesa vetë bilanci i një nate policore. Sa e shtrirë ishte realisht droga në Sarandë? Fakti që policia ka ndërhyrë ndaj disa grupeve njëkohësisht...