Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Vendimi mbetet i pandryshuar! Viti dhe data caktohen nga vendet e Aleancës!

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Vendimi mbetet i pandryshuar! Viti dhe data caktohen nga vendet e Aleancës!

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama ka njoftuar se samiti i NATO-s nuk do të zhvillohet në 2027. Sot Agjencia për Media dhe Informim sqaron se vendimi për organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë mbetet i pandryshuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, MIA thekson se deklarata e kryeministrit një ditë më parë kishte të bënte vetëm me kohën e zhvillimit të samitit dhe jo me anulimin apo ndryshimin e vendimit që Shqipëria të jetë vendi pritës. “Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë. Ky vendim mbetet i pandryshuar. Sa i përket vitit dhe datës së zhvillimit të samitit, ato përcaktohen përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve aleate në Këshillin e Atlantikut...