Samiti i NATO-s në Tiranë anulohet, Tritan Shehu: Shqipëria ka humbur besimin, shkak korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin

Samiti i NATO-s në Tiranë anulohet, Tritan Shehu: Shqipëria ka humbur besimin, shkak korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Samiti i NATO-s i vitit 2027 nuk do të zhvillohet në Tiranë. Në një reagim në Facebook, Shehu e cilëson këtë një lajm të keq, por të paralajmëruar, ndërsa argumenton se arsyeja e vërtetë e anulimit nuk lidhet vetëm me nivelin e ulët të financimit të Shqipërisë për NATO-n, por edhe me mungesën e besimit dhe të sigurisë. Sipas deputetit demokrat, korrupsioni, përfshirja e institucioneve në funksion të tij dhe lidhjet e pretenduara të niveleve të larta të qeverisjes me krimin dhe trafikun kanë krijuar një situatë që, sipas tij, e bën Shqipërinë të papërshtatshme për organizimin e një aktiviteti të tillë ndërkombëtar. Më tej, Shehu thekson se një shtet...