Salianji trondit politikën: Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur?
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar për median Middle East Eye protestat kundër qeverisë shqiptare, duke pretenduar se pakënaqësia e qytetarëve nuk drejtohet vetëm ndaj kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas Salianjit, mes Ramës dhe Berishës ekziston një aleancë e heshtur, e cila, sipas tij, reflektohet në mënyrën se si kontrollohet përzgjedhja e kandidatëve brenda partive. Ai pretendon se vendimmarrja për kandidaturat nuk u lihet votuesve, ndërsa përfitimet ekonomike përqendrohen te një grup i kufizuar njerëzish. “Këto protesta nuk drejtohen vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër liderit të Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berishës, i cili ka hyrë në një aleancë të heshtur me Ramën. Të dy kontrollojnë tani se kush mund të kandidojë në zgjedhjet e partive të...
Burimi:
ntv.al