Salianji sulmon Berishën: Patericë që mban Ramën në pushtet
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike po zhvillon aktivitetin opozitar, duke kërkuar një angazhim më të madh në protesta dhe në terren. Salianji tha se opozita duhet të organizojë protesta dhe të mobilizojë qytetarët, ndërsa kritikoi udhëtimet e përfaqësuesve të saj drejt Strasburgut. Deklarata të ngjashme për mungesën e protestave nga ana e PD-së, Salianji i ka bërë edhe në ditët e fundit. Salianji e lidhi kritikën e tij veçanërisht me rolin e Sali Berishës në drejtimin e opozitës. Ai pretendoi se qëndrimi i Berishës në krye të PD-së i krijon avantazh politik kryeministrit Edi Rama. “Roli i Berishës që të qëndrojë Rama është që të jetë patericë e tij”, deklaroi Salianji. Ish-deputeti tha gjithashtu se Berisha përbën, sipas tij,...
Burimi:
ntv.al