Salianji kërkon dorëheqjen e Ramës: Pakënaqësia ka përfshirë gjithë shoqërinë

Salianji kërkon dorëheqjen e Ramës: Pakënaqësia ka përfshirë gjithë shoqërinë

Ervin Salianji ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke reaguar për protestat që po zhvillohen në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, ai pretendon se qeveria po përballet me pakënaqësi nga një numër i gjerë kategorish shoqërore dhe akuzon Ramën se po e çon vendin drejt përplasjes për të ruajtur pushtetin. Salianji rendit studentët, pedagogët, gjimnazistët, mjekët, infermierët, mësuesit, fermerët, minatorët, naftëtarët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, artistët, gazetarët dhe të rinjtë si grupe që, sipas tij, kundërshtojnë qeverisjen aktuale. Ai përmend gjithashtu punonjësit e policisë, duke ngritur pretendimin se atyre nuk u është dhënë një shumë prej 2,500 eurosh. Salianji argumenton se përgjegjësia për situatën nuk duhet t’u atribuohet qytetarëve që protestojnë, por mënyrës së qeverisjes dhe abuzimeve që ai ia faturon qeverisë Rama...