Salianji i paraprin Kushtetueses: Vendimi është marrë, duan të më mbajnë larg zgjedhjeve!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin që e dënoi me një vit burg. Salianji pretendon se vendimmarrja për ankimin e tij është përcaktuar tashmë, duke lënë të kuptohet se pret rrëzimin e kërkesës. Ish-deputeti shprehet se synimi është që të mbahet larg zgjedhjeve lokale. Ai paralajmëroi se, nëse nuk gjen zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese, do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. “Sot nuk duhet të ishte thjesht një seancë gjyqësore për një çështje timen. Do të duhej të ishte një moment prove për Gjykatën Kushtetuese. Do të duhej të ishte dita kur Kushtetuta të fliste më fort se pushteti i regjimit autokratik”, deklaroi Salianji. Ish-deputeti demokrat ngriti gjithashtu akuza të...
Burimi:
gijotina.com