Salianji: Berisha po përpiqet të përçajë protestuesit

Salianji: Berisha po përpiqet të përçajë protestuesit

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji akuzon Sali Berishën në lidhje me protestën studentore, duke thënë se po përçan dhe dobëson Partinë Demokratike për interesa personale. Ai kritikoi organizimin e protestës dhe sfidon kryeministrin Edi Rama, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. ”Berisha bën çdo përpjekje për ta prishur protestën, për ta përçarë. Do që të shuhet, por nuk shuhet, sepse mllefi i qytetarëve nuk shuhet. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Edi Ramën. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji, qytetarë që një pjesë s’kanë qenë votues të PD-së, janë frymëzuar edhe për të larguar Berishën si pengesë për të sjellë ndryshimin. Tha bashkohem me kërkesat e protestuesve. Kërkesat janë të iki Rama dhe Berisha. Nëse Berisha...