Salianji akuza për Vlora Hysenin: U jepte informacione sekrete grupeve kriminale, as në filma nuk ndodh
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar hetimet e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe kërkesën e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend. I ftuar në emisionin “Repolitix”, Salianji u ndal te deklarata e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri në mbështetje të SPAK-ut në luftën kundër krimit. Sipas tij, qëndrimi i BE-së duhet parë edhe në dritën e zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale. Salianji pretendoi se përplasjet brenda Partisë Socialiste nuk prekin drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. “Deklarata zyrtare e ambasadës së BE-së në Shqipëri ishte: ‘Mbështesim SPAK në luftën kundër krimit’. Brenda PS-së ka edhe influenca me njëri-tjetrin. Kokën të hanë këta me njëri-tjetrin, nuk preket Rama”, deklaroi ai. Duke folur për Vlora Hysenin, Salianji...
Burimi:
ntv.al