Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Strasburg dhe gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh në Parlamentin Europian. Në orën 11:30, Berisha do të zhvillojë një takim me delegacionin e Kosovës. Në orën 15:30, në kuadër të seancës plenare të Parlamentit Europian, Berisha do të mbajë fjalën e tij. Gjatë ditës, Kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë gjithashtu takime zyrtare me përfaqësues dhe zyrtarë të Partisë Popullore Europiane (PPE).
Burimi:
javanews.al