Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

Më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dëgjojnë në Hagë nëse shpallen fajtorë apo të pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Verdikti vjen pas më shumë se tre vjetësh gjykim dhe një procesi që nxori përballë dy versione thelbësisht të ndryshme për mënyrën se si funksiononte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe për pushtetin që kishin katër të akuzuarit brenda saj. Prokuroria pretendon se ata kishin autoritet të mjaftueshëm për të marrë pjesë në një plan të përbashkët kriminal. Mbrojtja argumenton se UÇK-ja ishte një forcë guerile e decentralizuar dhe se pushteti real shpesh ishte në nivel lokal. Tani, gjykatësit e Dhomave të Specializuara duhet të përcaktojnë nëse janë kryer krimet e përshkruara në aktakuzë dhe...