Sa herë do të shtohen fondet për Rrugën e Arbërit? Tani duhen paguar edhe skarpatat?
Sa herë do të shtohen fondet për Rrugën e Arbërit? Një tjetër pikëpyetje mbi paratë publike është ngritur në emisionin “Skenë Krimi” në NTV, ku Shemsi Prençi denoncoi atë që e konsideron si një problem të përsëritur në projektet rrugore: shtimin e kostove për punime që duhej të ishin parashikuar që në fillim. Sipas Prençit, abuzimi i mundshëm me fondet publike mund të nisë që në hartimin e projektit, përmes përcaktimit të volumeve të punimeve dhe llogaritjes së kostove. Si shembull ai solli Rrugën e Arbërit, për të cilën përmendi disa vlera financiare të ndryshme ndër vite dhe pretendoi se fondet janë shtuar vazhdimisht. Por pikëpyetja kryesore lidhet me një tjetër shtesë financiare: rikualifikimin e skarpatave! Pse duhet të paguhet sërish për këto ndërhyrje në...
Burimi:
ntv.al