RUSIA URON PUTININ PER DITELINDJE ME SULM MASIV MBI UKRAINE
Kievi është përfshirë gjatë natës nga një sulm i madh me raketa dhe dronë të lëshuar nga Rusia, me shpërthime të fuqishme të raportuara në disa pjesë të kryeqytetit ukrainas. Si pasojë e sulmit, dy persona kanë humbur jetën. Shpërthime të shumta u dëgjuan rreth orës 03:15 me kohën lokale, pasi Forcat Ajrore të Ukrainës kishin paralajmëruar për afrimin e disa bombarduesve rusë Tu-95 drejt kufirit ukrainas. Intensiteti i sulmit u përshkrua si i lartë nga gazetarë që ndodheshin në Kiev. Goditje janë raportuar edhe në lagjen Podilskyi, ku janë parë flakë dhe shtëllunga tymi. Në momentet e para pas sulmit, autoritetet nuk kishin bërë ende të ditur përmasat e plota të dëmeve. Sulmi ndaj kryeqytetit kishte nisur më herët gjatë mbrëmjes me valë dronësh....
Burimi:
ntv.al