Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!
Rusia ka liruar 74-vjeçarin amerikan Stephen Hubbard, i cili ishte dënuar me gati shtatë vite burg për akuzat se kishte luftuar në krah të Ukrainës. Lirimi u bë në një kohë kur i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Hubbard ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se për lirimin e tij nuk ishte i nevojshëm një shkëmbim të burgosurish. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se lirimi erdhi pas një kërkese që ai ia kishte bërë drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin javën e kaluar. Hubbard, një ish-mësues nga shteti i Miçiganit, ishte dënuar në vitin 2024 nga autoritetet ruse. Ai akuzohej...
Burimi:
javanews.al