Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus ndaj një anijeje tregtare në një port të rajonit të Odessa-s, njoftoi Autoriteti i Porteve Detare të Ukrainës. Anija e mallrave, e cila lundronte nën flamurin e Liberisë, u godit gjatë sulmit. Sipas autoriteteve ukrainase, 13 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt. Deri tani nuk janë bërë të ditura emri i anijes, lloji i ngarkesës apo shkalla e dëmeve të shkaktuara. Po ashtu, nuk ka informacion zyrtar për identitetin e personit që humbi jetën apo gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve. Sulmi rikthen në vëmendje rrezikun për anijet tregtare që operojnë në Detin e Zi, veçanërisht ato që shërbejnë në portet ukrainase. Për kompanitë e...
Burimi:
javanews.al