Rusia bombardon egërsisht Kievin, të paktën 12 të vdekur dhe 17 të plagosur! Shumica e viktimave punonjës të hekurudhës
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë, pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës ndaj Kievit dhe rajonit përreth, sipas autoriteteve ukrainase. Në kryeqytetin ukrainas, një nga objektivat e goditura ishte një depo hekurudhore e kompanisë shtetërore Ukrzaliznytsia. Nga tetë viktimat e raportuara në Kiev, gjashtë ishin punonjës të hekurudhave që ndodheshin në zonën e goditur gjatë sulmit. Sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe në infrastrukturën civile dhe në ndërtesa banimi. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se shpërthimet shkaktuan zjarre në tre zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa ekipet e emergjencës u angazhuan për shuarjen e flakëve dhe për kërkimin e personave të prekur. Katër persona të tjerë u vranë në qytetin...
Burimi:
javanews.al