Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi situatën si “mjaft të drejtpërdrejtë”. “Irani vazhdon të përpiqet të godasë anijet luftarake amerikane. Dhe për çdo herë që e bën këtë ose përpiqet ta bëjë, do të humbasë cisterna”, deklaroi Rubio gjatë një vizite në Kolumbi. Sipas CENTCOM, anija amerikane e shënjestruar nga raketat iraniane arriti t’u shmangej sulmeve dhe asnjë ushtar amerikan nuk u plagos. Sulmet e fundit vijnë vetëm pak ditë pasi SHBA-ja goditi tre cisterna të tjera iraniane, pas përpjekjeve të Teheranit për të sulmuar një aeroplanmbajtëse dhe një anije amerikane të pajisur me raketa të drejtuara. Ndërkohë, tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa çdo përshkallëzim i mëtejshëm rrezikon të ndikojë jo vetëm në sigurinë e Lindjes së Mesme, por edhe në...