Rubio nis turin në Europë, në fokus Rusia dhe Lindja e Mesme
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nis sot një turne në Europë, gjatë të cilit do të vizitojë Islandën, Greqinë dhe Portugalinë. Turneu i shefit të diplomacisë amerikane që zgjat deri në 8 tetor, ka në fokus sigurinë, mbrojtjen, energjinë, bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjinë. Ai vjen pikërisht në një kohë kur aleatët e NATO-s po përballen me shqetësime të shtuara lidhur me aktivitetin ushtarak të Rusisë, luftën në Ukrainë dhe pasigurinë që po rrethon situatën në Lindjen e Mesme. Në Rejkjavik, Rubio do të diskutojë për sigurinë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe bashkëpunimin me NATO-n. Islanda, ndonëse nuk ka ushtri të përhershme, ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit të saj dhe bazës ajrore të Keflavikut. Në Athinë, më...
Burimi:
javanews.al