Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh me tone të forta historike gjatë vizitës së tij në Athinë, duke vënë theksin te lidhja e hershme mes qytetërimit europian dhe atij amerikan. Duke iu referuar Panteonit Rubio tha se monumenti ka qëndruar për 25 shekuj, ndërsa perandori janë ngritur dhe kanë rënë nën hijen e tij. “Për njëzet e pesë shekuj me radhë, Parthenoni ka qëndruar në këmbë. Perandori janë ngritur dhe kanë rënë nën hijen e tij”, u shpreh Rubio. Sekretari amerikan i Shtetit theksoi gjithashtu se pasardhësit e njerëzve që ndërtuan Parthenonin, “bijtë e Athinës dhe Romës”, e çuan qytetërimin e tyre deri në skajet e botës. Rubio e lidhi këtë trashëgimi edhe me historinë e Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar...