“Ruani qetësinë!” Reagon Thaçi pas dënimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin

“Ruani qetësinë!” Reagon Thaçi pas dënimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin

hashim thaci HAGË- Një ditë pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka ardhur reagimi i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social X nga avokati kryesor i Thaçit behet e ditur se ish-presidenti i Kosovës do ta apelojë vendimin pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Mbrojtja kundërshton përfundimet e trupit gjykues dhe pretendon se vendimi përmban gabime të rëndësishme në vlerësimin e fakteve dhe në zbatimin e ligjit. Këto elemente kanë ndikuar në drejtësinë e procesit gjyqësor. Në reagim ngrihen gjithashtu pretendime për mënyrën e zhvillimit të procesit veçanërisht lidhur me pyetjet e drejtpërdrejta të bëra nga anëtarët e Panelit të Gjykimit. Mbrojtja argumenton se ndërhyrjet e...