“Ruani qetësinë”/ Hashim Thaçi mesazh të ndjerë për suportuesit e tij
Një ditë pas dënimit me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë mesazhin e tij të parë publik përmes avokatit Luka Mišetić. Në një postim në rrjetin social “X”, Mišetić bëri të ditur se Thaçi ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit ndërkombëtarë për solidaritetin pas shpalljes së aktgjykimit. Përmes avokatit, Thaçi u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë pas vendimit të gjykatës. Në mesazhin e përcjellë nga Mišetić, Thaçi shpreh mirënjohjen për mbështetjen që, sipas tij, ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe jashtë saj. Ndërkohë, avokati ka konfirmuar se ekipi mbrojtës do ta apelojë vendimin...
Burimi:
ntv.al