Rruga Elbasan-Rrogozhinë, kryeministri Rama: Vijon puna në të 6 fazat e para të projektit! Realizimi fizik ka arritur në 87%

Rruga Elbasan-Rrogozhinë, kryeministri Rama: Vijon puna në të 6 fazat e para të projektit! Realizimi fizik ka arritur në 87%

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot (4 shtator) pamje nga kantieri i rrugës Elbasan–Rrogozhinë, ku vijojnë me ritme të larta punimet për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm infrastrukturor. Sipas Ramës, puna po vijon në gjashtë fazat e para të projektit, ndërsa aktualisht po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit. Në segmentin Elbasan-Papërr, Faza 3, punimet janë përqendruar te realizimi i shtresave asfaltike në veprat e artit të mëdha. Konkretisht, po punohet në dy ura, ndërsa janë drejt përfundimit edhe punimet e mbistrukturës në dy ura të tjera. Sipas Kryeministrit Rama, ritmet e punës synojnë garantimin e përmbushjes në kohë të objektivave të parashikuara për këtë vepër infrastrukturore, e cila pritet të përmirësojë lidhjen rrugore përgjatë aksit Elbasan-Rrogozhinë.