Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, Athina ngre sërish çështjen e pronave dhe minoritetit grek
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në konferencën për shtyp ka rikonfirmuar mbështetjen e Athinës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por ka theksuar se ecuria e secilit shtet do të vlerësohet veçmas dhe në bazë të përmbushjes së kritereve të kërkuara.Mitsotakis u ndal gjatë konferencës tradicionale për shtyp në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut te marrëdhëniet me Shqipërinë, duke deklaruar se Athina vlerëson se ende nuk është bërë progres i mjaftueshëm në çështjet që lidhen me regjistrimin e pronave dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek. Greqia është në mënyrë të qëndrueshme në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet trajtohen njësoj. Çdo rast është i...
Burimi:
zeri.ai