Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Punimet për vijimin e aksit Kombinat–Ndroq–Plepa pritet të avancojnë pas përfundimit të lotit të parë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se është finalizuar kontrata për 9 kilometrat e tjerë, ndërsa segmenti prej 10 kilometrash drejt Plepave në Durrës, ka siguruar financimin dhe pritet t’i nënshtrohet procedurës së konkurrimit. Sipas ministrit, autoriteti po përmbyll dokumentacionin e nevojshëm për hapjen e procedurës së konkurrimit deri në mesin e muajit nëntor. “Po marrim të gjithë hapat e nevojshëm për të përmbyllur rrugën Kombinat-Plepa. Tashmë 5 kilometërshi i parë që të çon deri në Pezë është i përfunduar dhe tashmë e ka marrë dhe dorëzimin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Lajmi i mirë është që ditën e djeshme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar kontratën për...