Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?
Rritja e pandalshme e partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) po e çon sistemin politik gjerman drejt një sprove të paprecedentë, ku koncepti tradicional i murit mbrojtës politik, i njohur si Brandmauer, po përballet me erozion dhe shkatërrimin e tij të plotë. Ky mur politik nuk është një ligj i shkruar, por një marrëveshje joformale e hekurt midis partive kryesore për të mos bashkëpunuar kurrë, për të mos formuar koalicione dhe për të mos u mbështetur tek votat e AfD-së për të krijuar shumicën qeverisëse. Kjo frymë lindi pas Luftës së Dytë Botërore mbi parimin kushtetues të demokracisë luftarake (uehrhafte Demokratie), një mekanizëm i projektuar posaçërisht për të parandaluar përsëritjen e tragjedisë së Republikës së Vajmarit, ku forcat radikale izoluan dhe më pas shfrytëzuan...
Burimi:
javanews.al