Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin për rikthimin e Bordit të Transparencës. Lajmin e bëri të ditur sot pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Ibrahimaj tha se nga vlerësimi i situatës në treg, u pa e nevojshme rikthimi i Bordit me qëllim fuqizimin dhe njëherë të uljes mekanike me 20% të taksës së akcizës sapo çmimi kalon vlerën 220 lekë. “Qëndrimi deri pak më parë ishim të pavendosur për ngritjen e tij, por duke qenë se çmimi prej dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër. Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, por reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i...