Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, Sejko: Inflacioni pritet të kalojë objektivin në tremujorët e ardhshëm
Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve po shton presionet inflacioniste në ekonomi. Banka e Shqipërisë paralajmëron se inflacioni do të qëndrojë mbi objektiv edhe në muajt në vijim, ndërsa për momentin nuk ndryshon normën bazë të interesit, duke e mbajtur në 2.5%. Sipas guvernatorit Gent Sejko, inflacioni arriti në 3.2% gjatë tremujorit të tretë nga 3% që ishte në tremujorin e dytë. Ndërsa zhvillimet ndërkombëtare sipas Bankës po ushtrojnë presion në shtrenjtimin e karburanteve dhe disa produkteve ushqimore të papërpunuara edhe në Shqipëri “Projeksionet ekonomike të skenarit bazë mbeten pozitive: ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme solide dhe pranë potencialit gjatë afatit të mesëm, ndërkohë që inflacioni parashikohet të rritet lehtësisht mbi objektiv gjatë tremujorëve në vijim dhe të kthehet pranë tij në...
Burimi:
kohajone.com