Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Familjet lezhjane që çojnë fëmijët në kopshtet publike do të paguajnë më shtrenjtë. Me propozim të Bashkisë Lezhë, tarifa ditore është rritur nga 170 në 220 lekë në ditë. Vendimi është miratuar me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak, ndërsa përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan rritjen e tarifës. “Bashkia Lezhë tashmë prej kohësh deklaron stabilitet financiar. Bashkia planifikon një buxhet prej afër 3 miliardë lekësh për vitin e ardhshëm buxhetor. Nuk ka më borxhe. Në këto kushte, unë e shoh absolutisht të panevojshme, sepse bashkia merr një nismë për të rritur pikërisht tarifën për akomodimin e fëmijëve në kopshte”, u shpreh Këshilltarja e opozitës, Alfrida Marku. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se rritja e tarifës lidhet me indeksimin e kostove dhe rritjen e çmimeve....