Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027
Trashëgimia kulturore do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin 2027. Në një intervistë për Klan News, ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se buxheti për trashëgiminë kulturore do të rritet me 80% krahasuar me vitin 2026, ndërsa rreth 72% e buxhetit të përgjithshëm të ministrisë shkon për artin, kulturën dhe trashëgiminë. “Arti, kultura dhe trashëgimia në vetvete janë shumë nevojtare dhe të uritura për financim. Gjithë buxheti i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që ndahet në katër portofole. Pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 72%, i shkojnë artit-kulturës dhe trashëgimisë. Vetë trashëgimia për vitin 2027 ne kemi vendosur që ta rrisim me 80% më shumë se në vitin 2026. Sepse kalatë, muzetë, sitet arkeologjike,...
Burimi:
javanews.al