Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

Tendenca e emigracionit nga Shqipëria ka shënuar një përshpejtim të ri. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, gjatë vitit 2025 vendet e Bashkimit Europian lëshuan 68,653 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, duke shënuar një rritje prej 4% krahasuar me vitin e mëparshëm. Ky tregues përmbys rënien prej 14% të regjistruar në vitin 2024. Megjithatë, vitet me nivelet më të larta të largimeve mbeten 2022 dhe 2023, me përkatësisht rreth 79 mijë dhe 77 mijë leje të lëshuara. Format e reja të largimit dhe motivet e pajisjes me leje Statistikat e Eurostat dëshmojnë një ndryshim rrënjësor në dinamikën e emigrimit. Ndonëse kërkesat tradicionale për azil kanë rënë ndjeshëm në rreth 15 mijë në vit, shtetasit shqiptarë po shfrytëzojnë kanale...