Rriten taksat për makinat! Luksozet nga 21 mijë në 40 mijë lekë në vit, ja sa do të paguajnë makinat elektrike

Rriten taksat për makinat! Luksozet nga 21 mijë në 40 mijë lekë në vit, ja sa do të paguajnë makinat elektrike

Taksa e qarkullimit largohet nga pompat e karburantit dhe kalon te taksat vjetore të automjeteve. Nga janari 2027, drejtuesit e mjeteve pritet të përballen me një skemë të re pagese, e cila parashikon tarifa të rritura në varësi të fuqisë së motorit, vjetërsisë së automjetit dhe llojit të karburantit. Ndryshimet janë pjesë e projektligjit për “Taksat kombëtare”, të përfshirë në paketën fiskale të vitit 2027. Aktualisht, taksa e qarkullimit paguhet përmes karburantit, në masën 27 lekë për litër, ose 32.4 lekë me TVSH. Me skemën e propozuar, kjo taksë do të paguhet një herë në vit, përmes detyrimeve që lidhen me automjetin. Taksa e naftës dhe benzinës dyfishohet në përllogaritjen vjetore Projektligji parashikon dyfishimin e tarifës fikse të karburantit që përdoret për llogaritjen e taksës...