Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve. Gazoili do të shitet me pakicë me jo më shumë se 217 lekë/litër, ndërsa me shumicë 205 lekë/litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është 193 lekë/litër, ndërsa me shumicë 181 lekë/litër. Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Operatorët janë paralajmëruar se shkelja e vendimit mund të sjellë pezullimin e aktivitetit. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450,...
Burimi:
javanews.al