Rrëzohet kërkesa për heqjen e ‘Territoriales’ nga rendi i ditës! Berisha: Të shkojmë në referendum, Balla: Votohet sot

Rrëzohet kërkesa për heqjen e ‘Territoriales’ nga rendi i ditës! Berisha: Të shkojmë në referendum, Balla: Votohet sot

sali berisha-taulant balla TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për reformën territoriale. Kryedemokrati Sali Berisha i kërkoi Partisë Socialiste të tërhiqet nga miratimi i reformës territoriale. Berisha kërkoi që reforma territoriale të mos miratohet pa u pyetur qytetarët, duke propozuar referendum. “Në rast se ka mbetur një nanogram në labirintet e ndërgjegjes suaj të mykur, hidheni poshtë këtë projekt armiqësor ndaj qytetarëve. Hidheni poshtë këtë projekt për të cilin nuk ka qytetar që e voton. Hidheni poshtë dhe lejoni të shkohet në referendum. Të pyesim qytetarët për këtë projekt madhor që ka të bëjë me të ardhmen e qytetarëve. Të dalim në referendum me dy variante dhe të lejojmë qytetarët të zgjedhin. Ju largoni qytetarët nga Shqipëria dhe si...