Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it pranë Brçkos në Bosnje-Hercegovinë, ku humbën jetën tre persona dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin e Shqipërisë me Italinë dhe gjithë komunitetin e EUFOR-it. “Thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku u përfshi një helikopter i EUFOR-it; ngjarje e cila mori tri jetë dhe la dymbëdhjetë persona të lënduar. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për Qeverinë dhe popullin e Italisë. Mendimet tona janë gjithashtu pranë të gjithë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë. Në këtë...
Burimi:
kohajone.com