Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë persona në Dhërmi

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë persona në Dhërmi

Policia Kufitare në Vlorë shpëtoi pesë persona të cilët rrezikonin të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues pësoi avari. Policia njoftoi se pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar. Sipas policisë, pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo. Policia njoftoi se 5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë. Policia Kufitare apelon për...